Gjatë ditës së sotme gjyshja ka dorëzuar në polici nipin 3-vjeçar, që rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar gjyshi i vogëlushit, Rexhep Gjuni dhe vëllai gjyshes, shtetasi me iniciale A. S. ky i fundit dyshohet si bashkëpunëtorë për rrëmbimin e Amarit.

Që prej denoncimit nga nëna e të miturit Ille Gjuni, 22 vjeç, policia ka kryer kontrolle në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Tashmë e reja është bashkuar me djalin e saj, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Lexo edhe: I zhdukur prej disa ditësh! Merr fund kokëfortësia e gjyshes, dorëzon nipin 3-vjeçar pas denoncimit të nënës

Top Channel