Besimtarët ortodoksë në Lushnjë kremtojnë të Premten e Zezë! Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit

03/05/2024 21:50

Qindra besimtarë ortodoksë të qytetit të Lushnjës kanë kremtuar sot të Premten e Zezë,e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Riteve të organizuara në Kishën e “Shën Gjergjit”” ju janë bashkuar qindra besimtarë ortodoksë,që u bënë pjesë e këtij rituali,që simbolizon varrin e Krishtit. Kanë qenë At – Akil Koçi dhe Dhiakon- Leonard Dedja ata që kanë drejtuar ritet fetare, ku besimtarët janë lutur për shëndet,mirësi dhe lumturi.

Pas kryerjes së shërbesën së mbrëmjes së të Premtes së Zezë, që për besimtarët ortodoks shënon vdekjen e Jezu Krishtit,janë kryer edhe ritualin e Epitafit. Pas përfundimit të riteve fetare, Epitafi,i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë,ka përshkruar shëtitoren e qytetit,një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Lushnjës.

E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës,kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.

Top Channel