E Premtja e Zezë, qindra besimtarë ortodoksë në Fier, ndjekin ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit

03/05/2024 21:58
Besimtarët në Fier

Qindra besimtarë ortodoksë në Fier morën pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit. Ky rit fetar organizohet në mbrëmjen e së premtes së zezë.

Një ditë kreshme dhe lutjeje e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.

Nën tingujt liturgjike të bandës së qytetit, Epitafi përshkoi rrugën nga Kisha e Shën Gjergjit në disa rrugë kryesore dhe qendër të qytetit për t’u kthyer më pas në kishë për të pritur atje besimtarët natën e Pashkëve, që sjell gëzimin e ringjalljes së Jezusit. E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezuit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.

Top Channel