Vrasësja e rivales së dashurisë Kaitlin Armstrong, kishte episode paniku dhe tentonte ‘të largonte demonët’ me meditim dhe joga (fotot)

09/07/2022 16:53

Katër vjet para se ajo të vriste barbarisht çiklisten profesioniste Moirah Wilson që konsideronte rivale dashurie, Kaitlin Armstrong kishte marrë pjesë në një kurs intensiv mesimesh joga në Indonezi, në të cilën kolegët thonin se kalonte episode paniku teksa luftonte të largonte ‘demonët e brendshëm’.

Vrasësja e akuzuar 34 vjeçare e arrestuar së fundmi pas një periudhë arratie jashtë SHBA, kishte kryer kursin kater javor te luksit në Canggu, në ishullin e Bali, në fillim të vitit 2018 ku kishte mësuar të bëhej instruktore e profilit ‘joga Viniasa’.

Në ceremoninë e ‘inicijimit’ të kursit 200-orësh, Armstrong e përlotur i kishte treguar rrethit prej 25 pjesëmarrësish se kishte ardhur në Bali pasi kërkonte të ndryshonte gjërat “e saj personale.”

Armstrong nuk e tregoi kurrë se çfarë ishin ato, por një prej kolegëve të saj në Bali tha për edicionin e The Sun në SHBA, se arsyet ishin shumë të trishta dhe të ndjeshme.

“Shumë nga ne që kishin shkuar aty nuk ishim të lumtur me situatat në vendin tonë, dhe ajo ishte një prej këtyre”, tha dëshuesja që dëshironte të mbetej anonime.

“Por mënyra sesi fliste dukej që ajo donte të ndryshonte diçka, kishte një dhimbje te sytë, edhe pse shpirtin e kishte të butë. Ajo nuk donte të kishte këtë dhimbje dhe kërkonte mbrojtje apo ndryshim për të shëruar apo eliminuar përplasjen e saj të brendshme”.

Ajo që më pas do të kthehej në vrasëse, raportohej nga kolegët e kursit se ishte e sjellshme por nuk krijonte miqësi të ngushta apo të forta.

Dëshmitarja thotë se çdo tentativë për t’u miqësuar me të bllokohej, sidomos pas një incidenti gjatë një darke me grupin në fillim të kursit.

“Ne ishim me grupin, rreth shtatë tetë vetë dhe një mbrëmje shkuam për darkë në restorant e u kthyem në shtëpinë me qera të një prej djemve të grupit.”

“Aty ajo nisi një episod paniku të thellë, në dukje prej një reagimi alegjik ndaj një ushqimi, por në fakt po ekzagjeronte dhe nuk kuptohej ç’kishte”.

Pas një acarimi të vogël të lëkurës së gjoksit, Armstrong që ishte zakonisht shumë e qetë nisi të dridhej e mezi të merrte frymë, çka dëshmitarja quante ‘një episod të panevojshëm histerie’.

Armstrong më pas u qetësua pasi mori një anti-alergjik dhe nisi të flasë me grupin me tone të qeta.

Në javët në vijim Armstrong vijonte të ruante pozitën e saj si një nga anëtarët më të heshtura të grupit por gjithsesi dukej më e lumtur se sa ishte kur erdhi në Canggu.

Kur erdhi koha për të folur për eksperiencat e secilit në kurs, dëshmitarja thotë në lidhje me Armstrong: “Kur i erdhi radha për të folur ajo ishte shumë, shumë mirënjohëse dhe nuk arrinte të përçonte mirë atë që donte të thoshte, por përpiqej të na falenderonte të gjithëve për eksperiencën”.

“Në fillim ajo kishte lot trishtimi, kurse tani në fund ishin lot gëzimi e mirënjohjeje.”

Pas mbarimit të kursit në Bali, Armstrong u kthye në SHBA për të punuar me një agjenci pronash në Austin, Texas.

Dëshmitarja thotë se nuk kishte dëgjuar më prej saj derisa Armstrong u njoftua si e dyshuar kryesore për vrasjen e Moriah “Mo” Wilson.

25 vjeçarja Wilson çikliste profesioniste, u qëllua për vdekje më 11 maj, pak pasi kishte qenë për darke me të dashurin e Armstrong, Colin Strickland, me të cilin ishin kolegë çiklizmi, por sipas raportimeve kishin pasur dhe një histori të shkurtër intimiteti.

Strickland tha në polici se shoqërohej prej tre vjetësh me Armstrong edhe pse ishin ndarë për njëkohë të shkurtër në tetor 2021, kur ai ishte njohur me Wilson.

Ndryshimi drastik i pamjes nga Armstrong

Armstrong u arrestua javës që shkoi në Costa Rica dhe tashmë është ekstraduar në SHBA për t’u përballur me akuzat e vrasjes.

Për t’i shpëtuar zbulimit Armstrong kishte ndryshuar drastikisht pamjen e saj dhe kishte paguar rreth $7,000 për një operacion në hundë, kishte ngjyrosur flokët e saj të kuq në kafe dhe i kishte shkurtuar.

Hetuesit thanë se ajo kishte udhëtuar drejt Kosa Rikës me një pasaportë të një personi tjetër, mundësisht e motrës së saj të vogël.

Armstrong e Strickland kishin qenë në një marrëdhënie prej tre vitesh ndersa lidhja e shkurtër e burrit me çiklisten kishte ndodhur në një periudhë kur çifti ishin ndarë përkohësisht nga njëri-tjetri.

Dyshja rrjedhimisht u bashkuan përsëri, por Armstrong zbuloi për aventurën e tij dhe përshkruhej se “dridhej nga inati” i xhelozise.

Në këtë kohë besohet se për fat të keq Strickland kishte blerë dy pistoleta 9mm një për vete e një për të dashurën e tij Armstrong.

Kur u gjet trupi i Wilson, u zbulua se ajo ishte qëlluar disa herë me një pistoletë a 9mm.

Testimet ligjore treguan se arma e blerë nga Strickland ishte përdorur për vrasjen e Wilson.

FOTO GALERI
2/5
Kaitlin Armstrong me heret

Top Channel