Mësuesja e jogës, në arrati pas vrasjes së çiklistes profesioniste nga tërbimi i xhelozisë (fotot)

21/05/2022 21:49

Një instruktore 34-vjeçare e jogës po kërkohet nga policia në SHBA pas zbulimit se ka vrarë një çikliste të re 25 vjeçare kur zbuloi sportistja kishte qenë më parë e lidhur me partnerin e saj.

Policia e Texas janë vënë në kërkim të instruktores së jogës Kaitlin Armstrong që raportohet se kishte vrarë të renë nga një “tërbim xhelozie” kur mësoi për marrdhënien e shkurtër që kishte pasur me të dashurin e saj të vjetër.

Çiklistja profesioniste Moirah Wilson, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në qytetin e Austin më 11 maj.

Ajo ishte aty para konkurrimit në një garë, teksa do të stërvitej me kolegun ciklist Colin Strickland.

Wilson më pas nisi një lidhje të shkurtër disa javore me Strickland, kur ajo ishte ndarë nga partneri.

Por e dashura aktuale e Strickland, mësuesja e jogës Kaitlin Armstrong, 34 vjeçe, besohet se kishte mësuar për lidhjen e tyre të mëparshme në fillim të vitit.

E përditshmja lokale ‘Austin American Statesman’ shkruante se “ajo ishte bërë e fiksuar me faktin që e tërbonte nga inati”.

Armstrong është akuzuar tashmë me vrasjen e Wilson dhe një mandat është lëshuar për arrestimin e saj.

Wilson ishte një nga çiklistet më të mira në SHBA për rrugët e paasfaltuara.

Ajo u gjet e vrarë me armë në adresën ku po qëndronte.

Armstrong e Strickland kishin qenë në një marrëdhënie prej tre vitesh ndersa lidhja e shkurtër e burrit me çiklisten kishte ndodhur në një periudhë kur çifti ishin ndarë përkohësisht nga njëri-tjetri.

Dyshja rrjedhimisht u bashkuan përsëri, por Armstrong zbuloi për aventurën e tij dhe përshkruhej se “dridhej nga inati” i xhelozise.

Në këtë kohë besohet se për fat të keq Strickland kishte blerë dy pistoleta 9mm një për vete e një për të dashurën e tij Armstrong.

Kur u gjet trupi i Wilson, u zbulua se ajo ishte qëlluar disa herë me një pistoletë a 9mm.

Testimet ligjore treguan se arma e blerë nga Strickland ishte përdorur për vrasjen e Wilson.

Kërkimi për të dyshuarën vijon.

FOTO GALERI
1/4
Policia e Texas janë vënë në kërkim të instruktores së jogës Kaitlin Armstrong që raportohet se kishte vrarë të renë nga një “tërbim xhelozie”

Top Channel