Mbrojtësi i Kombëtares ndryshon ekip në Hungari, bashkohet me Albi Dokën

08/07/2022 16:16

Herdi Prenga ndryshon skuadër, por mbetet në futbollin hungarez.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, teksa vetë mbrojtësi 27-vjeçar do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin e kryeqytetit të Hungarisë.

Te Budapest Honved, Prenga do të gjejë edhe një tjetër mbrojtës të kombëtares shqiptare, ish-in e Tiranës, Albi Doka, i cili luan aty prej janarit të këtij viti.

I rritur te akademia e Dinamos së Zagrebit, Prenga numëron disa eksperienca në futbollin kroat, teksa në 2019-ën u transferua në Letoni, te Riga dhe në 2021-shin, te Kisvarda në Hungari. Mbrojtësi është grumbulluar shpesh edhe nga kombëtarja shqiptare, por ka luajtur vetëm dy ndeshje me fanellën kuqezi./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA