“Koha të lumturoj familjen”, ylli dhe rekordmeni i Bilbaos zgjedh kombëtaren e origjinës

06/07/2022 09:39

Inaki Williams ka lindur në Bilbao, por prindërit e tij janë me origjinë nga Gana.

Në vitin 2016 i erdhi një ftesë nga Spanja për të luajtur miqësoren ndaj Bosnjes, por vetëm kaq, askush nuk u kujtua më për të tek iberikët. Gjashtë vite më vonë, 26-vjeçari ka marrë një vendim përfundimtar për të veshur fanellën e Ganës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ylli i Athletic Bilbao ka gëzuar tifozët afrikanë.

Ndjej se ka ardhur koha për të gjetur origjinën ganeze brenda meje, që do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Dua të kthej një pjesë të vogël të gjithçkaje që më ka dhënë, Gana ka luajtur një rol të rëndësishëm për t’u bërë ky që jam sot si person, si djalë dhe si vëlla.

Sot fillon një sfidë e re. Që tani e tutje do mbroj fanellën e Ganës me gjithë vullnetin tim, do jap maksimumin”, shkruan Inaki. Gana është pjesë e grupit H në Katar 2022, grup ku do të ketë kundërshtarë Portugalinë, Uruguain dhe Korenë e Jugut.

Kujtojmë që Williams ka vendosur një rekord të veçantë në La Liga. Ai ka luajtur mbi 230 ndeshje radhazi në kampionatin spanjoll me Bilbaon. Asnjë dëmtim apo pezullim, asnjë mungesë për gjashtë vite radhazi, diçka që nuk e ka bërë askush më parë.

Tani është gati të shijojë Botërorin e parë në karrierë, me shpresën dhe besimin se do të gëzojë e lumturojë prindërit dhe njerëzit e vendit nga vjen./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA