Një qytetarë u ankua në Fiks Fare sepse pas daljes së saj në pension nuk iu dha Certifikata e mirënjohjes si dhe shpërblimi prej 50 mijë lekësh që morën dhe gjithë punonjësit e tjerë.

Ajo kërkoi ndihmën e Fiksit pasi pretendon se i është bërë qëllimisht ndërkohë që të gjitha shoqet e saja e kanë marr shpërblimin.

Znj. Vjollca ka punuar për 20 vjet në Akademinë e sigurisë fillimisht si pjatalarëse në kuzhinë e më pas ka kaluar si sanitare. Kur mbushi moshën e pensionit iu tha se do i jepej shpërblimi, ndërkohë që nuk ndodhi kështu. Ajo pohon se nga shefat e saj është siguruar që do i jepej, por që deri më sot nuk e ka marrë.  ” më thanë që do e marrësh kur të dalësh në pension, unë dola në pension rreth 12-13 persona e morën shpërblimin unë jo” shprehet Vjollca. Ajo shprehet se është ankuar tek shefi i logjistikës dhe tek shefja e saj dhe është përcjellë nga të dy me fjalët të mira që do ta marrë shpërblimin.

Në një ballafaqim që pati denoncuesja me shefin e sektorit ekonomik z, Fuat Korçari ai i shpjegon se emrat për certifikatë mirënjohje nuk vendosen nga ai. Ndërkohë që Vjollcës e pyet po për shpërblimet kush i bën, z. Korçari pohon se i bën ai.  Kur zonja e pyet se ai e ka personale me të pasi të gjithë të tjerët janë shpërblyer, ai e nxjerr jashtë nga zyra.

Biseda e ankueses me shefin e sektorit ekonomik të Akademisë së Sigurisë:

Qytetarja: Shefo a ka mundësi po deshe?

Shefi: Po

Qytetarja:  Unë erdha se tani unë dola në pension. Atë certifikatën?

Shefi: Cilën certifikatë?

Qytetarja:  Certifikatën e Mirënjohjes të punës  si gjithë të tjerët.

Shefi: Ti ke dëgjuar që sektori jot ka marrë certifikatë?

Qytetarja: Po siç kanë marrë të gjithë shoqet e mia.

Shefi: Ke dëgjuar gjë raste që kanë marrë certifikata?

Qytetarja: Po certifikata dhe 500 mijë lekëshin e shpërblimit e kanë marrë të gjitha shoqet e mia, përveçse unë.

Shefi: Ti ke dëgjuar se sektori jot ka marrë certifikata?

Qytetarja: Po

Shefi: Ka qenë ai muhabeti vjet, parvjet?

Qytetarja: Vjet, vjet ka qenë që janë shpërblyer edhe ato të tjerët.

Shefi: Ta kam thënë edhe herë tjetër, certifikatat i jep personeli

Qytetarja: I jep personeli?

Shefi: Po pra ta kam thënë edhe atëherë, nuk e kuptoj pse vjen këtu?

Qytetarja: Dëgjo unë erdha për t’u sqaruar jo për të bërtitur.

Shefi: Ça sqarimi do, a ta kam thënë që i jep certifikatat personeli, akoma nuk je e qartë për këtë punë?

Qytetarja: Unë vajta te drejtori dhe më tha që e ka shef Fuati.

Shefi: Kush drejtor?

Qytetarja: Drejtor Bimi.

Shefi: Drejtor Bimi më thërret mua, jo të thotë ty. Ai më thërret mua dhe më thotë bëhet kjo procedurë.

Qytetarja: A ka mundësi të flas unë njëherë.

Shefi: Edhe njëherë ti moj ti, të jesh e qartë nuk ndahen certifikatat siç doni ju, certifikata mirënjohje nuk jep sektorin ekonomik. Më vjen keq që e paske bërë në kokën tënde.

Qytetarja: A të flas unë? Vjet në  23 korrik a u bënë gjithë ato certifikime dhe 500 mijë lekshi i shpërblimit? Jo vetëm Vjollca ,ka marrë Donika, ka marrë Musai.

Shefi: Unë nuk i kam çuar emrat. Moj akoma ti këtu, nuk çoj emra unë te drejtori i përgjithshëm për certifikatën.

Qytetarja: Po mirë miratimin për certifikimin dhe shpërblimin kush e jep, kush e jep?

Shefi: Po nuk i jep sektori ekonomik edhe njëherë. Unë jap vlerësimin e punës në fund të vitit.

Qytetarja: Kur mori Vjollca vet ti mua më the, unë nuk e shof të arsyeshme.

Shefi: Të është dhënë një pagë shpërblim 300 mijë lekë.

Qytetarja: Po leje pagën e shpërblimit. Unë dua 500 mijë lekshin e shpërblimit të 60 vjetorit siç mori, Vjollca, Nexhi, Donika, Musai, Vali. A morën të gjithë këto? A janë sektori i prapavijës?

Shefi: Po janë moj janë me dhjetëra me qindra njerëz, po nuk i bëjmë ne propozimet edhe njëherë. Nuk i bën propozimet Fuat Korçari si pozicion i shefit të sektorit ekonomik për certifikatën e mirënjohjes.

Qytetari: Jo mua më tha drejtori shef Fuati i bën jo se i ka Marsela.

Shefi: Moj edhe njëherë, nuk i bën sektori ekonomik propozimet për certifikatë mirënjohje.

Qytetarja: Po për shpërblimet kush i bën?

Shefi: Për shpërblimet i bëj unë dhe i kam bërë, e nuk të kam lënë në asnjë rast as ty e askënd.

Qytetarja: Atëherë përse më ke hequr mua?

Shefi: Po nuk të kam hequr moj ti, asnjëherë nuk të kam hequr.

Qytetarja: Po përse nuk ma ke dhënë atëherë shpërblimin e 500 mijë lekëshit të 60 vjetorit.

Shefi: Edhe njëherë, edhe njëherë, edhe njëherë, edhe njëherë, edhe njëherë, duhet të ikësh e bindur nga kjo zyrë që nuk bën propozimet sektori ekonomik për punëtorët e vjetër për certifikatë mirënjohje e bën drejtori i përgjithshëm.

Qytetarja: Vjet që të takova në rrugë ishe me shefe Shqipen, të thashë që nuk më ke shpërblyer si puna e Vjollcës.A më the zonjë atë e pash të arsyeshme e shpërbleva, ty nuk e pashë të arsyeshme me të dhënë lekë. A ma ke thënë këtë, aty tek Fakulteti i Sigurisë? Ma ke thënë apo nuk ma ke thënë vjet? Që ke një vit që nuk thua as një mirmëngjes me mua. Në rregull?

Shefi: Dil jashtë!

Qytetarja: Po. Të dal jashtë ëëëëëë?

Shefi: Përshëndetje.

Qytetarja: Do ta kërkoj edhe më lart.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel