Qindra peshkatarë peruanë morën pjesë dje në kortezhin fetar për të nderuar shenjtorin San Pedro duke i kërkuar gjueti të mbarë, në jug të kryeqytetit Lima.
Peshkatarët e veshur me kostumë e kollare për eventin, kishin lënë punën e përditshme për celebrimin shumëngjyrësh me barka pranë brigjeve te gjirit.
Me trëndafilë të bardhë e rozë në xhaketat e tyre peshkatarët e Chorrillos, mbanin imazhin e San Pedro që kishin marrë nga kisha, duke e lundruar paqësisht rreth gjirit.
Ndërkohë qindra të tjerë ndiqnin ritualin nga bregu ose darkonin në restorantet e peshkut në fasadën e limanit, në traditën që daton prej kohërave koloniale.
Kortezhi i San Pedro u përsërit në shumë vendndodhje të provincës së Lima i shoqëruar me një fluks njerëzish në plazhe dhe limane.
“Ne lavdërojmë San Pedro në mënyrë që të ketë më shumë peshk në gjueti,” thotë peshkatari Marcos Herrera i cili shet sardele dhe peshk të tjerë në molin e Chorrillos.
Atmosfera festive ndjehej në të gjithë Chorrillos, ku erdhi për një përshëndetje me peshkatarët dhe president peruan Pedro Castillo.
Peruja ka rreth 2,000 kilometra bregdet dhe pjatat kryesore të ushqimit përbëhen nga peshku.
Kërkesa rritet vazhdimisht në ditët e festave katolike të San Pedra e San Paolo.
Top Channel