Mundja i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në Algjeri

28/06/2022 21:06

Mundja i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po zhvillohen në Algjeri.

Çeçeni i natyralizuar në shqiptarë Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.

Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.

 

Top Channel