Këngëtari G-Bani ka treguar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” detaje nga jeta e tij, ku ka thënë se nuk është i martuar as nuk ka një lidhje, por megjithatë ka ngritur dyshimet se në jetën e tij ka një person.
Teksa i përgjigjej vëllezërve Veshaj për suksesin e tij me femrat, G-Bani iu drejtuar Donaldit duke i thënë se nuk e ka suksesin si ai me femrat.
Donald Veshaj: Si është marrëdhënia jote me Crazy Girl?
G-Bani: Marrëdhënie miqësore.
Donald Veshaj: Ti je i lidhur, i martuar, i fejuar?
G-Bani: Unë nuk jam as i lidhur as i martuar. Nuk jam bosh. Kam ndjenjat e mia për njerëz që i dua i dashuroj por nuk i bëj publike. Për sa i përket suksesit me femra, suksesin që ke ti unë nuk e kam ta dish.
Donald Veshaj: Në atë kohë a ke qenë i suksesshëm?
G-Bani: Femrat nuk janë një trofe që të kesh sukses me to. Nuk janë një objektiv, krijio një marrëdhënie shoqërore dhe nëse krijon tërheqje seksuale lidh diçka me të. Ato që më donin nuk I doja ato që I doja nuk më donin.
Top Channel