Nënkryetari i LSI-së, Petrit vasali i ftuar këtë të martë në Top Talk komentoi qeverisjen e kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.
Sipas tij, Ramës i ka ikur koha dhe vendi ka nevojë për njerëz të tjerë në qeverisje, duke theksuar se ai nuk është i riu i së ardhmes.
“Dëgjoj shpesh që përdoret ky përcaktori i së shkuarës dhe përballë është Edi Rama i riu i së ardhmes, një pjesë e këtyre promovuesve të kësaj ideje janë qartazi klientët e Edi Ramës.”, tha Vasili.
Gazetari Denis Dyrnjaja: Edi Rama jo vetëm që e ka mykur atë karrigen e kryeministrit po e ka ndryshkur fare, por a janë ata saldatoret që mund ta ç’saldojnë Ramën nga ajo karrige, a janë dy njerëzit e duhur (Berisha, Meta)?
“Kam një korrigjim miqësor për ty, nuk janë saldatorë janë çekiçët që e thyejnë karrigen, thyhen me varre këto lloj karrigesh në kuptim metaforik. Është vërtet një moment dëshpërues se ky atavizëm i së shkuarës që është njeriu i katapultuar i së shkuarës, në ’98-ën ishte një gjë e thjeshtë. Edhe për inerci vendet bëjnë përpara, por që të kesh instalacion dhe të kesh marrë borxhin më të frikshëm, 2.8 miliardë euro”, shtoi Vasili.
Top Channel