Po shtohen infektimet/ Mjekët: Ndikuan edhe disa evente me pjesëmarrje masive të të huajve
20/06/2022 19:44
Situata e Covid 19 ka nisur të marrë një kthesë të lehtë duke shënuar rritje të numrit të rasteve të infektuara me koronavirus.
Epidemiologët në Institutin e Shëndetit Publik thonë se kjo ishte e pritshme për shkak edhe të disa eventeve të rëndësishme me pjesëmarrje masive edhe të të huajve.
Shtimi i numrit të të infektuarve është shoqëruar edhe me një rritje të lehtë të të shtruar në spital ,por kjo pothuajse e pa konsiderueshme.
Ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje të vaksinohen ata të cilët nuk kanë marrë asnjë dozë vaksinë pasi epidemia nuk ka mbaruar dhe nuk dihet çfarë do të sjellë vjeshta.
Mbetet i ulët vaksinimi me dozë të tretë dhe po ashtu grupmosha 16 deri në 40 vjeç.
Top Channel