Foto ilustruese

Erald Pajtani është dënuar me 4 vite burg, i cili në bashkëpunim me një person tjetër në nëntor të vitit 2020 vendosën një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhme.

I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve  shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”.

Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetëm 4 vite në qeli.

Objekti në  ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka i cili sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa  shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet.

Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA