Macron si “drejtor sportiv i PSG-së”/ Pas Mbappe-së tenton të bindë edhe Zidanen

09/06/2022 09:44

Pasi luajti një rol të rëndësishëm në rinovimin e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germian, duke e këshilluar sulmuesin që të qëndronte në Francë, Emmanuel Macron raportohet se po bën të njëjtën gjë edhe me Zinedine Zidane. Presidenti i Francës shpreson që kampioni i botës i vitit 1998, i papunë që nga largimi i tij nga Real Madrid në maj 2021, të marrë drejtimin e një klubi të Ligue 1.

Duke folur për mediet në lidhje me këtë çështje Macron e mohoi se ka komunikuar me teknikun, por theksoi se do të dëshironte shumë që Zidane të jepte kontributin e tij në futbollin francez.

“Nuk kam folur me Zinedine Zidane, por kam admirim të jashtëzakonshëm për të. Ne duam shumë që në kampionatin francez të kemi një trajner të këtij niveli. Uroj që ai të kthehet në Francë dhe të vijë të stërvitë një klub të madh francez, do të ishte mirë. Është detyra ime të them se Franca është një komb i madh dhe se sporti ka audiencë të madhe këtu. Për ne është e rëndësishme që më të mirët që kanë shkëlqyer ndërkombtarisht të kontribuojnë në vendin tonë”, tha Presidenti i Francës./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA