Turqia thotë se 500,000 refugjatë sirianë janë kthyer në vendin e tyre pas luftës (fotot)

03/06/2022 17:21

Ministri i brendshëm turk thotë se ndërtimi i shtëpive ka vijuar në 259 vendndodhje të ndryshme në veri të Sirisë.

Ministri Seiman Soyluthat tha dje se prej vitit 2016 janë rikthyer në vend 500,000 refugjatë, si rezultat i operacioneve ushtarake turke dhe krijimit të zonave të sigurta dhe rindërtimit të infrastrukturës, shkruan agjencia shtetërore turke Anadolu.

Prej vitit 2016, Ankaraja ka kryer operacione të vazhdueshme siç i quan ajo “anti-terror” në veri të Sirisë për të bërë të mundur “rikthimin e rivendosjen e sigurtë të rezidentëve”.

Duke prezantuar projektet turke të rindërtimit të shtëpive në rajonin e Idlib, Suleyman Soylu tha se puna po vijon në 259 vendndodhje të ndryshme dhe deri tani janë ndërtuar 60,000 shtëpi e njësi banimi.

Sipas OKB më shumë se 350,000 njerëz kanë humbur jetën në konfliktin e rëndë të shtatë viteve të fundit, ndërsa grupe të tjera monitorimi thonë se numri i viktimave mund të arrijë në 500,000 ose 600,000.

Rreth 14 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre prej luftes, duke u bërë refugjatë të brendshëm ose jashtë vendit, ka thënë BE.

FOTO GALERI
1/3
500,000 refugjatë sirianë janë kthyer në vendin e tyre prej kampeve ne Turqi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA