Frrok Çupi: SPAK-u të mos mbrojë, por të hetojë Ilir Metën për vrasje

03/06/2022 18:37

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Top Talk” foli për hetimin që SPAK duhet t’i bëjë presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vrasje.

Çupi tha se lajmi ishte tronditës dhe është një goditje shumë e madhe për themelet e shtetit, duke hedhur dyshime mbi sigurinë e individit.

“Në fakt lajmi ishte jo vetëm tronditës po ishte lajmi i vetëm që ka prodhuar shteti shqiptarë, për shumë kohë. Që ditën që u mor vesh që ndërroi jetë Bujar Nishani, ky është lajmi i vërtetë që ka ndodhur. Domethënë është një goditje kaq shumë e madhe.Ky është një tërmet i madh që tund themelet e drejtësisë, mbi të gjitha tund themelet e shtetit dhe vë dyshime mbi individin”, tha analisti.

Sipas tij fakti që individët janë në trysninë e madhe të ndikimit të lajmit se presidenti i vendit të tyre është vrasës, përbën një problem të madh.

“Individi sot është i pasigurt pas atij lajmi. Pas atij lajmi sot individi është i rrënuar, një individ i cili ndodhet në mëshirë të drejtësisë në mëshirë të SPAK-ut dhe nën trysninë që presidentin dhe kreun e shtetit e ka vrasës. Është një problem i madh”, tha Çupi.

Analisti e konsideron situatën emergjente dhe që kërkon një zgjidhje, duke nisur që nga arrestimi i Ilir Metës dhe nisja e menjëhershme e hetimeve.

“Është emergjencë e domosdoshme që sot brenda ditës ka nevojë të qartësohet . Janë tre aktorë në lojë, ishin dy dhe tanimë është bërë pjesë edhe SPAK. Ka dashur vetë të hyjë në fushë nuk e thirri njeri, hyri në fushë dhe tani ka vënë pikëpyetje dhe dyshime shumë të mëdha mbi veten”, tha Çupi.

“Tani sot, ose presidenti i republikës duhet të vihet nën arrest dhe kjo është e domosdoshme edhe sikur të jetë i pafajshëm, sot edhe nesër derisa të bëhen 72 orë presidenti duhet të jetë në burg. Ky është akti i domosdoshëm që duhet kryer sot me patjetër. Duhet të kishin nisur hetimet”, shtoi më tej ai.

Kujtojmë që gazetari Artan Hoxha ka akuzuar presidentin Ilir Meta për urdhërimin e vrasjes së vëllait të deputetit Ndoka të Lezhës. SPAK ka reaguar duke i hedhur poshtë këto akuza dhe i ka konsideruar të pavërteta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA