Këtë të enjte Britania e Madhe ka festuar Jubileut të Platinumit, në nder të Mbretëreshës Elizabet.

E gjithë ceremonia ishte perfekte deri në detaje, teksa ndiqej nga pjesëtarët e pallatit dhe mijëra njerëz.

Britanikët në këtë ditë të rëndësishme “pushtuan” sheshet të veshur me ngjyrat simbolike të vendit të tyre. Të gjitha rrugët ishin mbushur me flamuj dhe zbukurime të cilat krijonin atmosferën festive.

Gjatë spektaklit mahnitës të avionëve luftarakë në qiell u bë numri 70 në nder të viteve të Mbretëreshës Elizabet në fron.

Avionët përshkuan qiellin me pluhurin e ngjyrave të flamurit, njëkohësisht nuk mund të mungonte as parada e kuajve, e quajtur ndryshe “Trooping the Color”.

Më pas shumë njerëz kishin vendosur të shtronin ushqime në parqe, për të vijuar më tej festimet.

FOTO GALERI
6/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA