20 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 679 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.
15 raste të reja kanë rezultuar në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Lushnjë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 313 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientëm ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,311 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Statistika (30 Maj 2022)
Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 679
Testime totale 1,828,197
Raste pozitive 276,121
Raste të shëruara 272,311
Raste Aktive 313
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 214
Fier 23
Vlorë 18
Gjirokastër 17
Korçë 12
Durrës 8
Shkodër 7
Elbasan 7
Dibër 3
Berat 2
Kukës 1
Lezhë 1
Top Channel