Irani sekuestron dy çisterna greke mes rritjes së tensioneve në Gjirin Persik (fotot)

28/05/2022 18:00
nje prej cisternave te sekuestruara greke, e quajtur Prudent Warrior

Forcat iraniane mësynë ndaj anijeve në atë që duket si hakmarrje ndaj rolit të Greqisë në sekuestrimin e një çisterne iraniane të premten.

Irani ka sekuestruar dy çisterna greke në sulme me helikopterë, mes rritjes dramatike të tensioneve dhe incidenteve të dhunshme të rajonin e Gjirit Persik.

Forcat e Gardës revolucionare iraniane zbritën me helikopterë në naftëmbajtëset, një ditë pasi Greqia asistoi SHBA në sekuestrimin e një çisterne me naftë iraniane në Mesdhe.

Teksa bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore me Iranin janë në ngërç, ka gjithnjë e më shumë sinjale se Teherani dhe rivalët e tij janë të gatshëm të përdorin forcën për mbrojtjen e interesave të tyre.

Dy ditë më parë ministria iraniane e mbrojtjes njoftoi për një “aksident” në kompleksin ushtarak të sigurisë së lartë Parchin ku një inxhinier u vra dhe një tjetër ishte plagosur.

Dje e përditshmja New York Times raportonte për një sulm me dronë që kishte te gjitha shenjat e një operacioni izraelit kundër impjanteve ushtarake e infrastrukturore të Iranit.

Lajmi tha se sulmi kishte si objektiv një imjant në Iran ku po zhvillohet teknologjia e dronëve ushtarakë.

Izraeli duket se ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e kolonelit të Gardës Revolucionare Saiad Khodai, i cili u vra nga motoçiklistë jashtë shtëpisë së tij në Teheran.

Një zyrtar inteligjence tha se vrasja ishte një formë paralajmërimi për Teheranin për të ndaluar shënjestrimin e qytetarëve të Izraelit jashtë shtetit.

Komandanti i Gardës Revolucionare Hossein Salami, tha se do të kishte kundërpërgjigje ndaj vrasjes. “Armiqtë tanë duhet të presin, reagimi ynë do të jetë i ashpër duke bërë që armiku të pendohet për veprimet e tij”, tha Salami sipas rrjetit vendas Press TV.

Nëse konfirmohet sulmi izraelit në Parchin do të shënojë një përshkallëzim të fortë në luftën e dronëve mes Iranit dhe Izraelit.

Në shkurt Izraeli raportohet se dërgoi gjashtë dronë ‘quadcopter’ (me katër helika) për të goditur një impjant prodhimi dronësh në qytetin Kermanshah.

Në kundërpërgjigje Irani goditi me raketa një ndërtesë në Irak që besohej se përdorej nga inteligjenca izraelite për të kryer sulmin në Kermanshah.

Ministria e jashtme greke ka quajtur sot kapjen e dy çisternave akt piraterie, dhe ka bërë thirrje për kthimin e tyre dhe lirimin e ekuipazhit.

FOTO GALERI
3/3
nje prej cisternave te sekuestruara greke, e quajtur Prudent Warrior

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA