SHBA kap transportuesen me naftë iraniane në Greqi, Teherani thërret ambasadorin zvicerjan (fotot)

27/05/2022 17:43

Irani thirri sot të dërguarin zvicerjan, i cili përfaqëson gjithashtu interesat amerikane në Teheran, për të protestuar sekuestrimin nga SHBA të një anijeje ruse me naftë iraniane në ujërat pranë Greqisë, njoftonin autoritetet vendase.

Ministria e jashtme iraniane bënte thirrje për lirimin e menjëhershëm të anijes dhe ngarkesës së saj, thuhej nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.

SHBA kësaj jave vendosën sanksione ndaj atyre që quanin rrjeti i trafikimit dhe pastrimit të parave i mbështetur nga Rusia, për llogari të Gardës revolucionare të Iranit.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të drejtësisë nuk pranonte të komentonte mbi sekuestrimin detar, shkruan rrjeti Reuters.

“Republika Islamike shpreh shqetësim të thellë për shkeljet e vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar dhe të konventave ligjit detare nga qeveria e SHBA,” shkruante agjencia IRNA e media të tjera.

IRNA shtonte se cisterna kishte kërkuar asistencë në brigjet greke prej problemeve teknike dhe motit të keq, por sekuestrimi i ngarkesës së saj është “shembull i qartë piraterie detare”.

Një burim i ministrisë greke të transportit tha për rrjetin Reuters se SHBA kishte informuar Greqinë se ngarkesa në anije ishte naftë iraniane.

Nuk është ende e qartë nëse ngarkesa është ndaluar sepse është naftë iraniane apo sepse anija ka lidhje me kompani ruse të transportit.

Disa burime thanë dje për agjencinë Reuters se SHBA ka në plan ta dërgojë ngarkesën në SHBA, në bordin e një tjetër mjeti detar.

Transportuesja me flamur iranian Pegas, është mes pesë mjeteve të sinjalizuara nga Uashingtoni si e sanksionuar prej lidhjeve me bankën ruse Promsvyazbank.

FOTO GALERI
1/3
Irani thirri sot të dërguarin zvicerjan, i cili përfaqëson gjithashtu interesat amerikane në Teheran, për të protestuar sekuestrimin

Top Channel