Sfidat e qershorit, shtatë lojtarë të Shpresës nën urdhrat e Rejas

27/05/2022 21:22

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për tri ndeshjet e qershorit: dy në Ligën së Kombeve, ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi, si edhe miqësorja me Estoninë, që do të luhet në “Air Albania”, më 13 qershor.

Bëhet fjalë për lojtarët Eljon Toçi, Sergio Kalaj, Kevin Haveri, Erdis Kraja, Adrian Bajrami, Mario Mitaj dhe Armando Dobra. Të shtatë këta lojtarë do të jenë në dispozicion të Kombëtares A derisa të nisë grumbullimin Kombëtarja U-21.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin do të bashkohen nesër Kristjan Asllani e Marash Kumbulla, ndërsa Giacomo Vrioni do të mbërrijë në grumbullim më datë 31 maj për shkak të impenjimeve me klubin

Sa i përket Armando Brojës, stafi teknik është në komunikim të vazhdueshëm për të mësuar gjendjen e sulmuesit, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe pritet të vendoset se kur do të jetë në dispozicion të Kombëtares./ SuperSport

Top Channel