Ditën e enjte do të zbresin në fushën e lojës skuadrat që marrin pjesë në Europa dhe Conference League dhe në këto sfida nuk do të mungojnë arbitrat shqiptarë teksa do të jenë dy klasa arbitrare nga Shqipëria që do të vendosin drejtësinë në këto dy kompeticione.

Në Europa League, do të jetë Enea Jorgji që do të jetë në fushë për të arbitruar sfidën mes Torreense dhe Sunderlandit të Granit Xhakës që do të luhet në  “Estádio Municipal de Leiria”. Ai do të ndihmohet nga asistentët e tij, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari i katërt ndërsa në sallën VAR do të jetë Albert Doda në rolin e asistentit të Daniele Doverit

Ndërsa në Conference League do të jetë ndeshja mes Riga-Kairat Almaty që do të gjykohet nga arbitra shqiptarë ku gjyqtar kryesor do të jetë Florian Lata i cili do të ketë ndihmën e asistentëve të tij Erind Burgu dhe Ilir Tartaraj, ndërsa Andi Koçi do të jetë arbitri i katërt. Në sallën VAR, arbitër kryesor do të jetë Kreshnik. Barjamaj, ndërsa asistent është Olsion Yzeiraj.

Të dyja këto ndeshje do të luhen në orën 18:45 me sfidat e Europa dhe Conference League që transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel