Drejtori i Informacionit në Top Channel, Sokol Balla i ftuar në “Më lër të flas” me moderatorët Romeo dhe Donald Veshaj rrëfeu se përse u largua në vitin 2017.

Donald Veshaj: Marrëdhënia jote me Top Channel ishte deri në dhjetor të 2017-ës.

Sokol Balla: 31 dhjetor të 2017-ës, ajo me letra që thua ti.

 Romeo Veshaj: Kurioz jam unë ike vetë apo të hoqën?

Sokol Balla: Le të themi se ika vetë, por besoj ishte një ikje në dakortësi mes të dyja palëve. Mendoj që u ndamë, i dhamë dorën njëri-tjetrit i uruam suksese, besoj që rrallë herë ndodh. Kishte shumë veta që kërkonin të nxisnin një përplasje, një sherr. Mirëpo kjo është ajo puna kur nuk e kuptonin dot raportin që kisha me Topin, kur them raportin që kisha me Topin nuk po them çfarë raportin kishte Topi me mua, sepse Topi mund të mos donte fare që të rrija, por raporti që unë kisha unë me Topin,  dalim tek dashuria. Dashuria është e njëanshme, jo e dyanshme, raportin që kisha unë me Topin as nuk e diskutoja fare, nëse do ikja një ditë dhe nëse do iki prapë një ditë tjetër, prapë do jetë një ikje normale.

Romeo: Kush ishin këta njerëz që ju donin të keqen?

Sokol Balla: Ç’rëndësi ka, një televizion kaq i madh sa Topi nuk është thjesht një televizion, por le ta themi një pasuri kombëtare, një pasuri e strategjisë kombëtare dhe shumë interesa dhe shumë vëmendje për shkak jo thjesht të audiencës , por edhe influencës dhe influenca vjen përmes besueshmërisë. Topi ka pasur besueshmëri jo thjesht tek lajmet apo emisionet politike, por edhe tek emisionet e spektaklit dhe ato ia rrisnin besueshmërinë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA