Roma triumfoi në finalen e Conference League ndaj Feyenoord me rezultatin 1-0. Stadium Air Albania rezultoi fatsjellës për verdhekuqtë teksa pjesë e italianëve është edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi i kombëtares, pas festës foli për Supersport ku theksoi se emocionet për të ishin të mëdha ndërsa shtoi se kërkon të marrë sërish trofe me Romën në sezonin e ardhshëm.
Trofeu europian- “Ndjehem shumë i emocionuar për finalen në Tiranë me Romën, në stadium ishim të gjithë së bashku. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”.
Vetëm fillimi me Romën, Mourinho ju ka dhënë besim për sezonin e ardhshëm- “Besoj se po, se kur fiton ke mentalitet fitues dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të marrim një trofe tjetër”.
Kishe emocione në këtë stadium- “Kisha, nuk mund të them frikë, por e ndjeja shumë ndeshjen. Kam luajtur me kombëtaren në këtë stadium, por edhe me Romën ishte shumë bukur dhe nuk kam fjalë për këtë ndeshje”, u shpreh Kumbulla.
Top Channel