Shqipëria armatoset me raketa/ Qeveria konfirmon blerjen e raketa “Javelin“për ushtrinë

Qeveria ka konfirmuar sot se së shpejti do të blejë raketat “Jevelin” si armë anti-tank për ushtrinë shqiptare. Ministri i mbrojtjes tha sot se është vërë porosia pranë kompanisë amerikane “Lockheed Martin”.

Raketat amerikane anti tank “Javelin”, do të jenë shumë shpejt pjesë e armatimit të ushtrisë shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi konfirmoi në emër të qeverisë armatosjen me raketat që kanë shkatërruar pjesën dërmuese të tankeve ruse në Ukrainë.

Është në kuadrin e modernizimit të FA, rritjes së kapaciteteve tona, plotësimit të objektivave që Shqipëria ka në raport me NATO-n. Sistemi raketor antitank “Javelin” po prodhohet nga kompania amerikane, më e madhja në botë e industrisë ushtarake Lockheed Martin dhe ne kemi bërë porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë për forcimin e FA, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes territoriale të vendit tone. Nuk është se ka ndonjë kërcënim konkret qe mos të krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO, ne kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi të mbrojtur, sepse na mbron neni 5 i traktatit të NATO-s, sipas të cilit hapësira e NATO-s është e paprekshme, por ne natyrisht do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e NATO-s për t’u forcuar si pjesë e një aleance defensive”, u shpreh ministri Peleshi.

Veç këtij sistemi, sipas Ministrit të Mbrojtjes, do të ketë edhe blerje të tjera apo donacione nga partneri strategjik i Shqipërisë, SHBA apo nga partnerë të tjerë në NATO. Ai tha se forcimi i NATO-s do të thotë dekurajim i fuqive të tjera shpeshherë jo kaq pozitive dhe rivalëve tanë të vlerave politike, t’i shkurajojë në përpjekjet për t’u kthyer në politika të shekujve të kaluar, ndarjes së hartave apo ligjit që bën më i madhi në krahasim me të voglin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA