Qeveria do të kompensojë deri në 30% të faturave të për materialet e ndërtimit për kontratat e punëve publike.

Akti normativ ka marrë miratimin e Këshillit të Ministrave në mbledhjen e tij të fundit dhe parashikon mbështetje shtesë nga buxheti i shtetit për kompanitë që po ndërtojnë projektet infrastrukturore rrugore si dhe ato të procesit të rindërtimit.

Formula e llogaritjes së subvencionimit të materialeve bazë që përdoren në ndërtim do të bëhet bazuar në çmimet e parashikuara në kontratën e nënshkruar me zbatuesin e projekteve dhe çmimet aktuale me të cilat po i blejnë këto produkte.

 “Është një akt që ka kaluar në mbledhjen e kaluar të KM parashikon një kompensim për rritjen e çmimeve për disa produkte të caktuara deri në nivelin 30%. Më konkretisht, autoritetet kontraktore do të marrin në analizë faturat e shtuara për kategoritë e shtuara të hekurit, bitumit, tubave plastike që kanë pësuar një rritje çmimesh në tregjet ndërkombëtare për shkak të luftës. Do të analizojmë çmimet e paraqitura në preventive nga kontraktorët dhe faturat duke njohur maksimalisht 30% rritje të çmimeve të këtyre produkteve.”

Këtë masë mbështetëse, për të cilën nuk ka një ende një shifër zyrtare se sa do të jetë fondi që do të vihet në dispozicion të këtyre kompanive që zbatojnë tenderat për investimet publike, qeveria e argumenton me shtrenjtimin e çmimit të materialeve të ndërtimit veçanërisht pas luftës në Ukrainë.

 

Top Channel