Trump i shqetësuar për fundin e luftës? Reagon Presidenti amerikan: Unë kam gjithë kohën e botës, Irani jo, ora po ecën

23/04/2026 21:58

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar përmes një postimi në platformën Truth Social, duke kundërshtuar raportimet mediatike se është i shqetësuar për përfundimin e luftës.

“Unë kam gjithë kohën e botës, por Irani jo, ora po ecën!”, shkroi Trump.

Trump theksoi se çdo marrëveshje do të arrihet vetëm kur të jetë në interes të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

“Një marrëveshje do të bëhet vetëm kur të jetë e përshtatshme dhe e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë dhe, në fakt, për pjesën tjetër të botës”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel