Ish-futbollisti i Interit merr drejtimin e AEK-ut, zbardhen detajet e kontratës

20/05/2022 20:45

Pas aventurës amerikane në krye të San Jose Earthquakes, për Matias Almeydan nis një përvojë e re në Europë, pasi ka marr drejtimin e grekëve AEK-ut të Athinës.

Tek verdhezinjtë do të zërë vendin e trajnerit të përkohshëm, Sokratis Ofrydopoulos, dhe në skuadër do të gjejë bashkatdhetarin e tij, Sergio Araujo, sulmues i rritur te Boca Juniors.

Almeida e ka drejtuar San José Earthquakes që nga viti 2018 dhe vetëm 10 ditë pas ndërprerjes së kontratës gjeti një skuadër të rëndësishme për të drejtuar në Europë, që mund t’i shërbejë si trampolinë për të marrë në të ardhmen një klub më të madh.

Më parë ai kishte fituar një Champions League të CONCACAF-it me meksikanët e Chivas. Në Greqi, Almeyda do të ketë rival ish-shoku të tij të skuadrës në përfaqësuesen e Argjentinës, German Burgos, aktualisht trajner i Aris Selanikut./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA