Kitaristi britanik i kthyer në vrasës serial, dënohet 30 vjet burg për masakrimin e 18 vjeçares të rrëmbyer (fotot)

19/05/2022 16:19

Një kitarist i ri britanik me një jetë sekrete si maniak seksual, është dënuar sot me një minimum prej 30 vjet prapa hekurave për rrëmbimin dhe masakrimin në pyll të 18-vjeçares së pafajshme Bobbi-Anne McLeod.

24 vjeçari vrasës Cody Ackland shikonte gjithë kohës nga gjykatësi teksa jepej dënimi i tij.

Kur po largohej për të dalë nga salla, vëllai i viktimës i thërriti: “Je një njeri i vdekur!”.

Gjykatësi Robert Linford, i tha Ackland: “Ti e bëre Bobbi-Anne McLeod objekt të një sulmi të pamëshirshëm megjithse nuk kishte bërë asnjë faj. Ajo ishte një person i dashur dhe e njohur në këtë zonë, që ti e vrave duke shkaktuar terror”.

Lindford dënoi Ackland me 30 vjet burg, duke e cilësuar si një person shumë të rrezikshëm.

Në gjykatë u tha se Ackland kishte bredhur me makinë në Plymouth duke kërkuar për viktima, derisa rastisi me Bobbi-Anne. Ai parkoi makinën dhe nisi t’i vardisej vajzës në stacionin e autobuzit, deri sa në një moment e goditi në kokë me një objekt të fortë.

Studentja trupvogël kishte rënë përtokë dhe më pas ai e kishte goditur përsëri dhe e mori në makinën e tij.

Duke kujtuar momentet e vrasjes së adoleshentes gjatë marrjes në pyetje, Ackland tha: “Ajo nisi të bënte zhurmë  prandaj e vrava”.

Ackland vendosi më pas trupin e viktimës në bagazhin e makinës dhe eci më shumë se 30 km drejt zonës pyjore Plymouth Sound, ku hodhi trupin e saj në një zonë me bimësi.

Prokurori Richard Posner tha: “Ajo ishte hedhur mes pemëve e bimësisë, trupi ishte i zhveshur dhe kishte 14 çarje në kokë e në fytyrë. Indentifikimi  u bë me anë të të dhënave dentare”.

Pas sulmit të nëntorit 2021, Ackland kishte flakur rrobat e viktimës së tij dhe kishte shkuar te festonte me miqtë.

Familjarët e Bobbi-Anne kishin raportuar zhdukjen e saj pasi nuk kishte arritur të takohej me të dashurin në Plymouth.

Tre ditë më vonë Ackland u paraqit në polici për të pranuar fajin, duke u treguar oficerëve ku kishte hedhur trupin e vajzës fatkeqe.

Prokurori Richard Posner tha në gjykatë se Ackland jetonte një jetë të dyfishtë dhe ishte i tërhequr nga vrasësit serialë në SHBA, Britani, Australi, e Rusi.

Posner tha se Ackland kishte studiuar krimet e tyre dhe pasojat.

FOTO GALERI
2/9
Ackland gjeti viktimen ne kete ndalese te izoluar autobusi ne Plymouth

Top Channel