SHBA zbulon tunelin gjigant të trafikimit të drogave në kufi me Meksikën (fotot)

17/05/2022 18:14

Autoritetet në SHBA kanë njoftuar sot zbulimin e një tuneli të sofistikuar të trafikimit të drogave, i pajisur me sistem hekurudhor dhe rrymë elektrike pranë kufirit SHBA-Meksikë, pranë Kalifornisë.

Kalimi nëntokësor i zbuluar në fundjavë është rreth 800 metra i gjatë  dhe lidh qytetin meksikan të Tijuana me një magazinë pranë Otay Mesa në San Diego, njoftuan zyrtarët federalë.

Tuneli ka gjithashtu sisteme ventilimi dhe mure të përforcuara. Ai gjendet në thellësi më shumë se 20 metra dhe është 1.3 metra i gjerë.

Si pjesë e aksionit të zbulimit raportohet se u sekuestruan dhe 700 kg kokainë, 80 kg metamfetamina dhe rreth 2 kg heroinë.

Gjashtë njerëz të arrestuar u akuzuan për trafik kokaine e heroine, thanë autoritetet.

Zyrtarët thanë se zbulimi iu bë pas ndalimit të automjeteve që hynin e dilnin në mënyrë të dyshueshme nga magazina dhe një shtëpi pranë saj, në të cilat ishin gjetur droga të ndryshme.

Kur ata bastisën magazinën nuk gjetën droga por zbuluan hyrjen e tunelit në dyshemenë e betonit, tha në prokurorët federalë.

“Nuk ka më dritë në fund të narko-tunelit,” tha me ironi prokurori amerikan Randy Grossman. “Do të shkatërrojmë çdo rrugë nëntokësore trafikimi për të ndaluar ardhjen e drogave ilegale në komunitetet tona”, shtoi ai.

Nuk është ende e qartë sesi është përdorur kalimi nëntokësor por kjo nuk është hera e parë që trafikantët të gërmojnë tunele të tilla.

Në janar 2020 ishte hera e fundit që autoritetet në SHBA njoftuan zbulimin e një tuneli gjithashtu rreth 800 metra të gjatë nga Tijuana drejt San Diego.

FOTO GALERI
1/4
Autoritetet në SHBA kanë njoftuar sot zbulimin e një tuneli të sofistikuar të trafikimit të drogave pranë kufirit SHBA-Meksikë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA