I dogjën makinën para shtëpisë, zbardhet dëshmia e policit në Shkodër: Nuk kam konflikte me njeri

14/05/2022 10:42

Automjeti i një oficeri të policisë në Shkodër është djegur në orët e para të mëngjesit të se shtunës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjte”,  pak meter larg shtëpisë se policit Sokol Kroni.

Ai kishte parkuar automjetin e tij, si çdo natë tjetër teksa rreth ores 04:00 të mëngjesit, ka vënë re zjarrin. Mbërritja e repartit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve por makina është djegur pjesërisht.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një djalë i ri, më kapuç, afrohet pranë automjetit e lyen me lende djegëse dhe i vendos flaken. Zjarri rrezikon edhe autorin i cili duket se shpëton mrekullisht pa u përfshirë nga flaket edhe ai vetë. Me pas, autori largohet me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes.

I pyetur nga koleget e tij dhe prokuroria, oficeri i policisë, Sokol Kroni ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Ai aktualisht mban detyrën e policit të zonës në piken turistike të  Thethit. Dyshimet janë se ngjarja mund të këtë ndodhur për shkak të detyrës që mban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA