Presidenti i KE detyrohet të ndërpresë takimin në Ukrainë, raketat ruse goditën zonën ku ndodhej

09/05/2022 18:31

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe pjesëmarrës të tjerë të delegacionit Evropian, gjatë një takimi ditën e sotme me kryeministrin ukrainas janë detyruar të ndërprisnin takimin dhe të strehoheshin në vendin më të afërt pasi raketat ruse goditën rajonin e Odesës ku ata ndodheshin.

Michel dhe kryeministrit Denys Shmyhal, iu bashkua presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes lidhjes video nga Kievi dhe diskutimet e tyre u fokusuan që BE mund të vazhdojë për të mbështetur Ukrainën në përmbushjen e sfidave humanitare, ekonomike dhe ushtarake me të cilat përballen aktualisht.

Duke folur në Odesa, Michel tha se donte t’i konfirmonte Zelenskyt dhe të gjithë njerëzve në Ukrainë, se mbështetja do të jetë maksimale dhe se BE do të ofrojë aq sa mundet për sa i përket pajisjeve ushtarake.  Ai tha gjithashtu se BE-ja po koordinohet me komunitetin ndërkombëtar për të mobilizuar mbështetje financiare, ekspertizë, në mënyrë që të jenë në gjendje të adresojnë sfidat humanitare, të drejtojnë vendin dhe likuiditet për të filluar rindërtimin e vendit.”

“Ne e dimë se ju dhe populli i Ukrainës që po luftoni për atdheun tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për liritë tuaja, por ju po luftoni gjithashtu për parimet, vlerat dhe demokracinë dhe të drejtat demokratike tona të përbashkëta evropiane. Kjo është arsyeja pse është detyra jonë morale t’ju mbështesim sa më shumë që të mundemi,” tha ai.

Në një deklaratë video, Zelensky falënderoi presidentin e Këshillit Evropian për mbështetjen e tij dhe për dhënien e Ukrainës mundësinë për të qenë e barabartë në familjen e Bashkimit Evropian.

“Dhe në këtë moment të vështirë – të bombardimeve dhe luftës – pozicioni juaj i guximshëm dhe të qenit i pranishëm personalisht në Odesa nuk është thjesht i mirëpritur, por ngjall shumë mirënjohje,” shtoi lideri ukrainas.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA