Kukësi do të kërkojë pasditen e sotme suksesin e parë në “Kukësi Arena”, ndaj një kundërshtari direkt për vendin e tretë si Partizani.
Verilindorët e kanë ende në kujtesë atë humbje 5-0 në “Air Albania” dhe do të synojnë që të arrijnë fitoren e dytë sezonale ndaj të kuqve, për t’u rikthyer në zonën e Conference League.
Ekipi i Diego Longos në javët e fundit ka vetëm 1 fitore në 11 ndeshje, duke humbur shumë terren nga pozicioni që kishte në përfundim të dy fazave të para.
Nga ana tjetër Partizani do të tentojë fitoren e dytë radhazi, para derbit me Tiranën, me të kuqtë që duan të konsolidojnë pozitën në vendin e tretë. Trajneri Dritan Mehmeti do të ketë mungesën e Massanga, i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin me Dinamon.
Skuadra e kuqe në 13 ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore ka pësuar vetëm 1 humbje, ndërsa ka marrë 3 fitore dhe dy barazimi në pesë takimet e luajtur së fundmi, duke treguar stabilitet, çka është reflektuar dhe në rezultate.Këtë ndeshje do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb
Top Channel