Brenda këtij apartamenti në lagjen 15 të Korçës erdhi në jetë një fëmijë. Nëna e tij e futi në një valixhe e më pas e mbylli në dollap. U desh që të kthehej i zoti i shtëpisë që të zbulohej ngjarja makabre që kishte ndodhur brenda mureve të këtij apartamenti.
Klodian Hasimllari u kthye një muaj më parë nga Greqia ndërsa bashkëshortja e tij vuante nga problemet e shëndetit mendor prej 3 vitesh. Çifti kishte edhe një djalë po ashtu me çrregullime të spektrit autik. Klodiani për gati një muaj kishte ndjere në shtëpi erën e keqe por pa mundur të identifikojë se nga vinte ndërkohë që në orët e para të mëngjesit ka zbuluar se ccfarë kishte ndodhur dhe ka shkuar në polici për të deklaruar çdo gjë që kishte parë. Për familjaret dhe fqinjët ngjarja mbetet tronditëse ndërsa për mjeken gruaja ka probleme të theksuara mendore
Ndërsa foshnja është dërguar në morg për t’iu në shtruar ekspertizës mjeko – ligjore gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Top Channel