Bollino në Top Story: Rezoluta pro amerikane në Kuvend hipokrizi e Berishës për ta përdorur si forcë

02/05/2022 22:29

Analisti Carlo Bollino tha se rezoluta pro amerikane në Kuvend është hipokrizi e Sali Berishës për ta përdorur si forcë në kah të tij.

I ftuar këtë të hënë në emisionin Top Story në Top Channel ai theksoi se përfaqëson një pjesë shumë të vogël, që nuk mjafton për të fituar në vend.

“Rezoluta proamerikane në Kuvend është një hipokrizi e Berishës për ta përdorur si forcë. Elektorati gri nuk e do një njeri si Berisha. Berisha përfaqëson një pjesë shumë të vogël, që nuk mjafton për të fituar. Deri tani, Berisha nuk ka bashkuar, vetëm ka përçarë. Mos harrojmë se presim një vendim të Gjykatës se Apelit, që mund të rrëzojë Kuvendin e 30 prillit. Në KQZ pranohet vetëm nj parti që njihet ligjërisht”, tha Bollino.

Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën mblodhi dy ditë më parë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë 1425 delegatë të cilët votuan zgjedhjen e Këshillit të Kombëtar.

Berisha e avancoi lëvizjen për marrjen nën kontroll të PD duke zgjedhur një Këshill të ri Kombëtarë të PD-s, me disa afrime të reja por duke lënë jashtë kritikët dhe mbështetësit e Bashës.

Lista e re Këshillit të ri Kombëtar prezantuar nga Albana Voksi,  sugjeron se tashmë kemi të bëjmë me një PD,  më të hapur duke rikthye në këshill të larguarit e Bashës siç ishin dy ish deputetët që nuk iu bindën bojkotit parlamentar. Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Kjo është vetëm një anë e medaljes.

Edvin Kulluri një zë kritik ndaj Bashës dhe Berishës  në PD , u la jashtë këshillit sikurse edhe Roland Bejko. Por Fatbardh Kadilli i vetmi zë kritik në Kuvendin Kombëtar të PD u votua për të qenë në këshill.

Lista e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar më shumë se sa një hapje e partisë me qëllim bashkimin u duk si një lëvizje pragmatiste e Berishës i cili afron afër vetes edhe dy ish ministra dhe një ish zëvendës ministër nga koha e qeverisjes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA