Bordi i Transparencës njofton rritjen e çmimeve të shportës, ja sa kushtojnë vaji e orizi

30/04/2022 19:02

Qytetarët do ta blejnë vajin për gatim më shtrenjtë. Është ky vendimi I fundit të Bordit të Çmimeve të Shportës sipas të cilit vaji do të shitet për 381 lekë litre, 60 lekë më shumë nga sa ishte përcaktuar dhe shitur në treg sipas vendimeve të mëparshme të bordit.

Me gati 5 lekë është rritur edhe çmimi i orizit dhe do të shitet në markete e supermarkete për 109 lekë kilogrami.

Ndërsa çmimi I miellit dhe sheqerit me vendimin e ri është ulur lehtë. Sipas tij, një kilogram miell konsumatorët do ta blejnë për 79 lekë, ndërsa sheqerin jo më shumë se 121 lekë, 2 lekë më pak nga sa shitej deri më tani.

Vendimi i bordit të çmimeve të shportës për këto katër produkte bazë të përzgjedhura ka hyrë sot në fuqi dhe do të zbatohet nga tregtarët e shumicës dhe pakicës deri në vendimin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA