Ten Hag kërkon një juventin, Rangnick dorëzohet: E kotë të flasim për Champions League

28/04/2022 09:44

 Manchester United nuk besojnë më tek objektivi Champions League, ndërsa Ten Hag piketon një lojtar të Juventusit. “Djajtë e Kuq” renditen në vend të gjashtë dhe numërojnë 6 pikë më pak e një ndeshje më shumë se Arsenali i vendit të katërt.

Ekipi i Ralf Rangnick pret sonte Chelsea në “Old Trafford”, sfidë që nis prej orës 20:45 dhe transmetohet në Supersport 1. Trajneri gjerman shfaqet pesimist në prononcimin për mediet, duke deklaruar se ekipi i tij nuk ka shanse të mbyllë kampionatin në një nga katër vendet e para.

Unë nuk mendoj se ka ende kuptim të flasim dhe të spekulojmë për Champions League. Duhet të jemi realist: kualifikimi nuk varet nga edhe edhe nëse i fitojmë katër ndeshjet e mbetura. Në dorën tonë është vetëm stili i lojës dhe niveli i paraqitjes”, deklaroi Rangnick.

Ndërkohë, holandezi Ten Hag, i cili pret verën për të nisur punë si trajneri i ri i United, u ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin bisedimet me agjentin e Paulo Dybala, i cili do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi.

Ten Hag e pëlqen shumë 28-vjeçarin argjentinas dhe e konsideron mundësi tepër të mirë afrimin e tij pa shpenzuar asnjë cent për kartonin, kështu që së shpejti do të vijë oferta e parë për fantazistin e bardhezinjve.

Top Channel