Atmosfera e titullit mungoi në stadium, por jo në shtëpinë e Neymar: Festë me të dashurën dhe shokët!

25/04/2022 22:59

Një barazim 1-1 ndaj Lens i mjaftoi PSG të fitonte titullin e dhjetë në Ligue 1 dhe të barazonte me trofe një klub legjendar si Saint-Etienne. Mirëpo, dështimi në Champions League në këtë sezon, ka bërë që marrëdhënie mes tifozëve dhe lojtarëve të parisienëve të mos jetë e ngrohtë.

Ndaj, për titullin e fituar me PSG, sulmuesi vendosi të zhvillonte një festë në shtëpinë e tij, aty ku nuk mungoi muzika, shokët dhe e dashura e Neymar, Bruna Biancardi. Sakaq, Idrissa Gueye, Marquinhos, Prsenel Kimpembe, Danilo Pereira, Junior Dina Ebimbe, Alexandre Letellier and Nathan Bitu ishin pjesë e festës ndërsa në fund nuk mungoi edhe një performancë e vetë Neymar në rolin e këngëtarit.

Top Channel