A do të vizitojë Joe Biden Ukrainën? Presidenti shprehet i pavendosur

19/04/2022 23:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u tha gazetarëve në Portsmouth, New Hampshire se nuk është i sigurt nëse do të udhëtojë në Ukrainë.

“Përgjigja është nuk e di. Kam qenë në Ukrainë shumë herë, thjesht nuk kam qenë atje kohët e fundit”, tha Biden.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka plane që Presidenti të udhëtojë drejt Ukrainës, por nëse do të kishte, ata nuk do ta parashikonin një udhëtim për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

“Nëse dikush do të shkonte nuk do të përshkruanim nga këtu apo askund nga qeveria, kush, nëse dhe kur për arsye sigurie, kështu që ne nuk do të kishim asnjë detaj për të parë pa marrë parasysh”, tha Psaki, sipas CNN.

Të enjten e kaluar, Biden tha se ishte ende duke punuar me ekipin e tij për të përcaktuar nëse ai duhet të dërgojë një anëtar të lartë të administratës së tij në Ukrainë.

Që kur forcat ruse u tërhoqën nga rajoni përreth Kievit, një numër liderësh perëndimorë kanë vizituar kryeqytetin ukrainas për të treguar mbështetjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA