Erioni dhe Mikela janë çifti më i fundit i cili është larguar nga program i “Përputhen”.
Të ftuar në programin “E Diell” ata treguan më shumë rreth lidhjes së tyre tashmë jashtë kamerave.
Në lojërat e “Dielli apo Hëna” ata u argëtuan shumë duke marrë në telefon edhe konkurrentët e tjerë për t’i vënë në lojë.
Ishte Erioni ai i cili u dënua në studio, ku i duhej të merrte në telefon Efin dhe të shante Mikelën, njëkohësisht ta ftonte atë për të shkuar në qendër masazhi .
Me sa duket Mikela kishte besim të plotë tek shoqja e saj Efi teksa ruante qetësinë, ndërsa loja vijonte.
Erioni vijoi lojën në telefon me Efin, ku pavarësisht flirtimeve dhe provokimeve qëndrimi i saj ishte i njëjti duke mbrojtur deri në fund shoqen e saj.
Top Channel