15/11 23:37
Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pretendimeve se në takimet e tij me demokratët, Basha po përpiqet të shtyjë Kuvendin e 30 prillit. Gjatë kësaj kohe, thuhet se do të ketë arrestime për Rithemelimin dhe Basha do të rikthehet fuqishëm.
Berisha: Me këto përpjekje, janë një kompleks përpjekjesh për ti dhuruar Edi Ramës pushtetit vendor. Edi Rama është i pamëshirë në armiqësinë e tij ndaj opozitës, po përpiqet të shfrytëzojë pengjet si e si. Ju jeni dëshmitarë vetë. Nuk doja ti thoja këto. Nga ajo mbledhje ku Basha dha dorëheqjen, doli platform që kreu i partisë të zgjidhet pas zgjedhjeve. Imagjinoni çfarë dhurate do të ishte për Edi Ramën.
Top Channel