Oliver Kahn, kategorik: Lewandowski te Barça? Nuk jemi aq të çmendur …

12/04/2022 23:01

Drejtori ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Oliver Kahn, mohon në mënyrë kategorike hipotezën e një lamtumire të sulmuesit polak, Robert Lewandowski, emrin e të cilit ditët e fundit mediet e kanë lidhur vazhdimisht me Barcelonën:

“Ne nuk jemi aq të çmendur sa të diskutojmë një transferim për një lojtar që shënon 30 ose 40 gola çdo sezon. Ai patjetër do të qëndrojë me ne për një sezon tjetër.” Këto fjalë lënë pak vend për dyshim, drejtuesit e Bayernin nuk kanë në plan të lejojnë largimin e sulmuesit 34-vjeçar.

Sulmuesi polak është pjesë e bavarezëve që nga vera e vitit 2014. Kontrata e tij do të përfundojë në verën e vitit 2023. Synimi i Bayernit është të respektojë kontratën, edhe nëse Lewa vendos të mos e rinovojë atë./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA