Një rrugë me emrin ‘Fan Noli’ është inauguruar në një lagje në Amerikë në Morris Park në Bronx të New York-ut.
Ky ishte një moment krenarie e feste për shqiptarët që jetojnë në Amerikë, por jo vetëm, për të cilët është një ndër që emri i një shkrimtari, studiuesi, diplomati shqiptar dhe themeluesi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë të nderohet në këtë mënyrë.
Për të festuar këtë moment krenarie në rrugën e emëruar Fan Noli, janë mbledhur dhjetëra shtetas shqiptarë të cilët janë me flamuj në duar dhe festojnë.
Këtë ngjarje e publikoi politikani shqiptar në Amerikë Mark Gjonaj, i cili shërben në në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut nga viti 2018 deri në vitin 2021.
A proud moment of celebration for the #AlbanianAmericans as we unveiled the #FanNoliWay in the #MorrisPark section of the Bronx,in honor of an Albanian leader,writer,scholar,diplomat and founder of the Orthodox Church of Albania and Vatra, the Pan Albanian Federation of America. pic.twitter.com/sxgoYrjL4B
— Mark Gjonaj (@MarkGjonajNY) April 10, 2022
Theofan Stilian Noli, i njohur si Fan Noli, ka qenë dramaturg, klerik ortodoks, politikan, diplomat, shkrimtar dhe muzikant.
Si shkrimtar, Noli ka shkruar dhe ka përkthyer tekste të shumëllojshme nga zhanre të ndryshme, si dhe ka kontribuar në publicistikën e kohës si drejtues, redaktor dhe shkrues nëpër disa të përkohshmeve.
Nisi duke përkthyer dramaturgji, më pas përktheu Samiun, tekste fetare ortodokse dhe vepra madhore të letërsisë botërore nga Shekspiri, Khajami dhe Cervantesi.
Top Channel