Mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ ndër të tjera është komentuar edhe amnistia e kursimeve të emigrantëve ku anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso u shpreh se problem i vetëm nuk janë vlerat pre 30 mijë eurosh që mund të sjellin emigrantët, por miliardat e pista që pastrohen në fushën e ndërtimit.
Bollino: Të paktën në pyetjen që është bërë nga Kryeministri nuk flitet për amnisti të brendshme. Flitet vetëm për të lejuar kapitalet e jashtme në Shqipëri.
Balla: Flitet për para jashtë sistemit bankar.
Bollino: Ka futur brenda sistemit bankar bankat që janë jashtë, jo sistemin në Shqipëri. Ky sistem funksionon dhe kështu legjitimohet nga ata që kanë para nga evazionet tatimore ndërsa për paratë e padeklaruara është e paimagjinueshme. Pyetja e parë që bëjnë në dogana, pyetja e parë është sa lekë ke me vete. Brenda sistemit bankar është një procedurë komplet ndryshe. Unë nuk besoj që pika kryesore referohet për lekët jashtë sistemit bankar.
Kaso: Në radhe të parë nuk dua ti bie ndesh asaj që përshkroi Denaj, kam frikë se ajo çfarë synohet të arrihet nuk do të arrihet, jo falë vullnetit të kryeministrit. Vendi ende konfiguron në listën gri të ‘moneyval’, besoj që është vendi i vetëm në Evropë. Këtë e heqin në kurriz bizneset. Pengesat dhe vështirësitë për shkak të këtij fakti janë shumë të mëdha.
Së dyti niveli i monitorimit është i pakrahasueshëm me vendet e rajonit jo më me vendet e zhvilluara. Nuk është halli i emigrantëve me 30 mijë euro. Është halli i 1.6 miliardë eurove të posta që po përdoren në fushën e ndërtimit. Vetëm në Tiranë nuk po flas për qytetet e tjera apo bregdetet. Nuk është halli më i madh i qarkullimit apo legalizimit të bizneseve të vogla por epokës së artë të kanabisit dhe lekut të pistë që po qarkullon.Një lek i çmendur po qarkullon dhe ne themi e kemi hallin tek diçka tjetër.
Top Channel