Imazhet e mbi 300 civilëve të vrarë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, kanë tronditur botën.

Ukraina dhe vendet perëndimore akuzuan ushtrinë ruse për krime lufte, pas zbulimit të varreve masive dhe civilëve të ekzekutuar, duke nxitur veprime në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Jam shumë e shqetësuar. Unë jam 90 vjeçe. Nuk duhet të jetoja për të parë këtë” ishin fjalët e një banoreje të Bucha, Tamara Havriutina, pasi trupa civilësh shiheshin të vdekur në rrugët e qytetit. 

Sipas kryetarit të Bashkisë, Anatoly Fedoruk 280 trupa ishin në një varr masiv, ndërsa disa prej tyre dukej se u ishin lidhur këmbët dhe duart përpara se të qëlloheshin për vdekje.

“Kjo është gjenocid” ishte deklarata e drejtpërdrejtë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky,

“Ata duan të fshijnë ekzistencën tonë si komb, por ne nuk do të dorëzohemi.” Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Kuleba bëri thirrje që vendet anëtare të G7 të vendosnin sanksione të menjëhershme si përgjigje ndaj Rusisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i quajti vrasjet “një tronditje e madhe” ndërsa shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se dhuna, e paparë në Evropë për dekada, ishte “e tmerrshme” dhe “absolutisht e papranueshme”.

Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Bashkimi Evropian kërkuan që personat përgjegjës të sillen para gjykatës ndërkombëtare në Hagë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Chalres Michel u shpreh se po mblidhen provat për të ngritur akuzën e krimeve të luftës në Gjykatat Ndërkombëtare. Edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi mbi sulmin duke i quajtur pamjet tronditës “fytyrën e vërtetë të regjimit kriminal rus” dhe duke paralajmëruar ngritjen e një padie si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA