Rubio vjen në Europë: Në fokusin e turneut, Rusia dhe Lindja e Mesme
Sezoni i Çmimeve Nobel për vitin 2026 u cel sot në Stokholm me shpalljen e laureatëve të Mjekësisë nga Instituti Karolinska: Ata janë amerikani Karl Deisseroth dhe gjermanët Peter Hegemann dhe Georg Nagel për zbulimet e tyre mbi kanalet jonike të aktivizuara nga drita dhe mbi optogjenetikën, një teknikë që përdor dritën për të kontrolluar aktivitetin e qelizave, veçanërisht neuroneve.
Falë proteinave të ndjeshme ndaj dritës, mund të bëjnë që neurone të caktuara të reagojnë ndaj dritës dhe më pas t’i aktivizojnë ose t’i çaktivizojnë me një saktësi shumë të lartë. Zbulimi u bazua fillimisht në proteina që gjenden te mikroorganizmat fotosensitivë.
Hegemann dhe Nagel studiuan proteinat që shndërrojnë një stimul drite në ndryshim të aktivitetit elektrik të qelizës, dhe më pas Deisseroth ndihmoi në zhvillimin e kësaj njohurie në një teknologji të re për studimin e trurit.
Përmes inxhinierisë gjenetike, shkencëtarët mund të bëjnë që vetëm grupe të caktuara neuronesh të prodhojnë këto proteina të ndjeshme ndaj dritës.
Kështu, me një impuls drite mund të aktivizojnë ose të heshtin neuronet dhe të vëzhgojnë se si kjo ndikon në funksionimin e trurit dhe në sjellje. Pas Mjekësisë, të martën do të shpallet Çmimi Nobel për Fizikë, të mërkurën ai për Kimi dhe të enjten Çmimi për Letërsi.
Çmimi Nobel për Paqe do të shpallet të premten, ndërsa Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit do të bëhet i ditur më 12 tetor. Vlera e secilit çmim këtë vit është 12 milionë korona suedeze, rreth 1.09 milionë euro.
Shuma ndahet sipas numrit të laureatëve, në rast se çmimi i jepet më shumë se një personi. Ceremonia e ndarjes fizike të Çmimeve Nobel do të mbahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të tyre, Alfred Nobelit, industrialist i famshë suedez dhe shpikësi i dinamitit.
Top Channel