Policia e Shetit ka reaguar lidhur me atentatin me armë në Elbasan dhe më pas arrestimin e Nuredin Dumanit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se Dumani po merr trajtim tek Trauma në kryeqytet dhe se gjatë kontrollin iu gjet një armë tip ‘Kallashnikov’.

Dinamika e ngjarjes do të shikohet hap pas hapi dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japim më shumë detaje momentalisht për publikun“, u shpreh Nano.

I shumkërkuari Nuredin Dumani u kap në Fier këtë mbrëmje gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA.

Mësohet se Dumani ka qenë i përfshirë në ngjarjet e pasdites në Elbasan ku u krye atentat ndaj një prej emrave më të kërkuar ga drejtësia shqiptare, Talo Çelës.

Dumani është plagosur në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan dhe mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit.

Policia mori informacion për ngjarjen se Dumani pas atentatit në Elbasan ishte larguar për në qytetin e Fierit dhe po fshihej në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA