Shuplaka e bujshme në skenën e Osar, Will Smith kërkon falje publike: Nihem keq, sjellja ime ishte e pafalshme

29/03/2022 09:42

Aktori Will Smith i ka kërkuar falje komedianit Chris Rock për goditjen me shuplakë në skenën e Oscars.

Në një postim të ndarë në “Instagram” një ditë pas incidentit, Smith shkruan se sjellja e tij ishte e pafalshme dhe e papranueshme.

Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme.

Butat janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadës ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.

Unë do të doja të të kërkoja falje publike, Chris. Unë gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie. Unë do të doja t’i kërkoja falje familjes Williams dhe familjes sime. Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë.

Dëshiroj gjithashtu t’i kërkoj falje Akademisë, producentëve të shfaqjes, të gjithë të pranishmëve dhe të gjithëve që e shikojnë në mbarë botën.”

Incidenti ndodhi kur Chris , i cili po jepte çmimet Oscar për filmat, bëri një shaka të për gruan e aktorit Men In Black, Jada Pinkett-Smith.

Ende nuk dihet nëse ylli i Fresh Prince of Bel Air ka folur me Chris që nga incidenti që bëri bujë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA