Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla tregoi për “Top Talk” krizën që po përjeton sistemi i drejtësisë.

Ai tha se reforma në drejtësi ka bërë punën e saj duke shkarkuar një shifër të konsiderueshme prokurorësh, deri më tani rreth 100 prej tyre.

“Vettingu ka shkarkuar 40-45 % të prokurorëve që i janë nënshtruar procesit. Kemi mbi 100 vakanca prokurorë”, u shpreh Balla.

Kjo situatë ka sjellë ngarkesë tek prokurorët duke shënuar afërsisht 200 çështje për prokuror, shifër e cila mund të ndikojë në cilësinë e gjykimit të çështjeve.

Një prokuror ka rreth 200 procedime në duar që është një ngarkesë jo e vogël . Prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë por shpresoj që këtë vit të ndryshojë diçka”, shtoi më tej ai.

Sipas kreut të KLP-së situata aktuale ka sjellë shtimin e numrit të kandidatëve nga shkolla e magjistraturës, shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore dhe shtimin e sektorit ndihmës.

Ai shtoi se prurjet e reja do të sjellin në muajin korrik 22 prokurorë të rinj duke shprehur optimizëm për përmirësimin e situatës.

Top Channel